Të fundit

Të hënën do të prezantohet selektori i ri i Kosovës

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se të hënën do të bëhet prezantimi i selektorit të ri të Përfaqësueses së Kosovës.

Prezantimi i selektorit të ri do të bëhet të hënën më 22 maj nga ora 14:00 në “Four Points by Sheraton Prishtina”

“Në këtë konferencë do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, si dhe do të shpalosen detaje nga ndeshjet e Dardanëve në parakualifikimet e Eurobasket 2025, ku jemi në grup me Zvicrën dhe Danimarkën”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Sipas raportimeve, selektori i ri i Kosovës me shumë mundësi do të jetë trajneri i Pejës, Rami Hadar.

Trajneri izraelit arriti të shpallet kampion i Kosovës me skuadrën pejane pasi mposhti në finale skuadrën e Trepçës.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci