Të fundit

Fjalë “shpresëdhënëse” nga Milatoviq në ditën e betimit: Afrimi me BE-në është ilaçi më i mirë

Presidenti i sapo emëruar i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, tha se afrimi me Bashkimin Evropian është ilaçi më i mirë kundër riafirmimit të politikave destruktive.

Ai në seancën inauguruese foli edhe për Procesin e Berlinit, për të cilin proces tha se është ura kryesore në mes Ballkanit Perëndimor dhe Brukselit.

“Jam i mendimit se të gjitha iniciativat ekonomike ekzistuese si dhe ato të rejat rajonale që synojnë integrimin më të ngushtë mund të kenë vlerë shtesë nëse i vendosim në funksion të anëtarësimit në BE si synim përfundimtar”, tha Milatoviq, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.

Milatoviq tha se politika e paqes dhe stabilitetit duhet të jetë baza e marrëdhënieve dypalëshe mes Malit të Zi dhe vendeve të rajonit.

“Mandatin tim pesëvjeçar e filloj me një dëshirë të madhe për të dhënë një kontribut të plotë në zhvillimin e mëtejshëm demokratik të shtetit, stabilizimin institucional dhe progresin ekonomik. Do të përpiqem të jem faktor pajtimi dhe uniteti, në dobi të çdo qytetari dhe shoqëria në tërësi, do të jem edhe një faktor korrigjues, duke i drejtuar proceset shoqërore drejt demokratizimit të mëtejshëm, nuk do t’i ndaj qytetarët në ata që më votuan në zgjedhje dhe ata që menduan ndryshe atë ditë”, tha Milatoviq.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci