Të fundit

Tahiri i AAK-së për qeverinë: Po eksperimentojnë me dialogun, pasiguri në secilin sektor

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për disa çështje.

Tahiri tha se qeveria është duke eksperimentuar me dialogun Kosovë-Serbi, duke e harruar interesin qytetar e publik të vendit. Ai shtoi se asnjë kryeministër nuk është marrë me dialog më shumë se Kurti.

“Qeveria është duke eksperimentuar me dialogun, duke mos pasur qëndrime të sakta, është mbyllur dhe është e vetëkënaqur me takimet bilaterale dhe trelaterale dhe ka harruar interesin qytetar e publik të vendit”, ka thënë Tahiri në konferencën e sotme për medie.

Ai tha se në secili sektor të vendit ka pasiguri të madhe, sipas tij, të punësuarit janë kthyer në raste sociale.

“Pasiguria në secilin sektor nuk mbahet mend që ka qenë më e madhe dhe nuk ka aspak shpresë. Mbahet mend kur ka pasur buxhet të vogël në pandemi e kur s’ka pasur buxhet, por në vitin 2023 e në vitin e dytë të qeverisjes, s’mbahet mend më shumë pasiguri te qytetarë. Të punësuarit janë kthyer në raste sociale, shkojnë në punë pa dëshirë”, ka shtuar ai.

Tahiri tha se deklarimet e Qeverisë së Kosovës për rritje ekonomike të vendit janë mashtrimi më i madh që i bëhet popullit, shkruan Klankosova.tv

“Në një shkallë të lartë të inflacionit t’i referohesh raportit të Bankës Botërore që ka rritje ekonomike, ku aty shkruan se ka rritje ekonomike në dhjetë vjetët e fundit dhe asaj t’i referohesh si sukses është mashtrimi më i madh që i bëhet këtij populli, se ne jetojmë në Kosovë, e dimë saktësisht se sa zhvillim kemi… E dimë saktë se çka është zhvilluar e investuar. I gjithë buxheti është bllokuar”.

Sipas tij, rritja mesatare 30 deri në 50 euro është zvogëlim i rrogës, pasi, sipas tij, janë rritur të gjitha tatimet në pronë e produktet ushqimore.

“I vetmi shtet që s’ka bërë lëvizje në rritje të pagës. Për dy vjet e gjysmë e ka emrin ligji i mashtrimit jo i pagave. Ligji i pagave është ligj për t’iu rritur pagave kryeministrit, ministrave të emëruarve politik. Ku ka në botë paga minimale 170 euro?”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci