Të fundit

​Festohet 15-vjetori i marrëdhënieve, Rohde: Gjermania dhe Kosova ndajnë vlera të njëjta

Sot, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u festua 15-vjetori i marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare. Me këtë rast, u tha se Gjermania dhe Kosova ndajnë vlera të njëjta dhe se vendi ynë ka kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde deklaroi se Gjermania dhe Kosova kanë marrëdhënie të fuqishme diplomatike.

“Nuk më bie në mend ndonjë shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie kaq të fuqishme diplomatike. Nuk është vetëm diaspora me rreth 500 mijë qytetarë me prejardhje kosovare në Gjermani, por edhe pjesëmarrja në këtë ngjarje të sotme po e tregon dukshëm afërsinë tonë…Ne po ashtu ndajmë edhe vlera të njëjta.”, tha ai.

Ndërsa, Albin Kurti u shpreh se ka kënaqësinë për të festuar 15-vjetorin e marrëdhënieve zyrtare diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Ai tha se në 15 vjet të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, vendi ynë ka kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane.

“Gjermania na ka njohur ndër vendet e para, mirëpo para se të na e njoh pavarësinë, Gjermania për neve është shteti në të cilin kanë gjetur strehë shumë disidentë shqiptarë nga Kosova në vitet e 70-ta, në vitet e 80-ta e më pastaj edhe shumë refugjatë nga vitet e 90-ta, qoftë kjo për shkak të okupimit apo luftës më pastaj. Në këto 15 vite të miqësisë ndërmjet Republikës sonë dhe asaj gjermane, ne kemi kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane në sundim të ligjit, në arsim, në efiçiencë të energjisë dhe në infrastrukturë.”, tha ai.

Kurti shtoi se bashkëpunimi Kosovë-Gjermani sa do të vije duke u zgjeruar.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci