Të fundit

Osmani uron presidentin e ri malazez: Është thelbësore të qëndrojmë të bashkuar

Presidentja e Kosovës ka ndarë pamje nga pjesëmarrja në inaugurimin e presidentit të Malit të Zi, Jakoviq Milatoviq.

Presidenca e Kosovës përmes një komunikate ka thënë se presidentja Osmani ka uruar homologun e saj, Milatoviq.

“Përcaktimi i qartë i popullit tonë për të ardhmen tonë të përbashkët euroatlantike nënkupton domosdoshmërinë që të vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunimin tonë të fortë dhe të mbrojmë vlerat që ndajmë dhe për të cilat kemi luftuar shumë për t’i ndërtuar dhe ruajtur. Derisa kontinenti ynë e gjen veten në këtë pikë kritike, është thelbësore që ne të qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin dhe rrugën tonë drejt institucioneve euroatlantike.” – citohet të ketë thënë ajo.

Ndërkohë, në pamje Osmani shihet krahas disa liderëve të rajonit, duke pëfshirë edhe presidentin e ri të Malit të Zi.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci