Të fundit

Vdes tragjikisht një person në Lipjan, dyshohet se doli ta rregullonte kamionin dhe s’e frenoi mirë

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 14:35 në hyrje-dalje të autostradës në Lipjan.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarJa.

“Nga atje [vendi i ngjarjes] raportohet se në aksident është përfshirë një kamion. Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenuar) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda”.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete, kanë njoftuar nga Polica e Kosovës.

Policia thotë se është duke punuar në kompletim e rastit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa njoftoi se njësitet policore kanë dalë në vendngjarje bashkë me njësitet emergjente mjekësore.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci