Të fundit

Tragjedi ajrore në Zvicër, tre të vdekur

Një aeroplan privat është rrëzuar në malet Neuchatel, Zvicër. Sipas raportimeve të para, përplasja ndodhi në një zonë me pyje të dendura dhe terren të vështirë për t’u arritur diku në kufi me Francën.

Terreni i thepisur e ka bërë të vështirë punën për shërbimet e shpëtimit dhe ato të policisë.

Siç kanë konfirmuar nga faqja zyrtare e Kantonit Neuchatel piloti dhe dy persona të tjerë kanë vdekur.

“Të shtunën më 20 maj 2023 rreth orës 10:20, një aeroplan pasagjerësh u rrëzua në një pyll në një vend të quajtur La Combe Dernier në Ponts-de-Martel. Piloti dhe dy pasagjerët e tij vdiqën në vend. Avioni, i regjistruar në Zvicër, u ngrit në mëngjes nga aeroporti La Chaux-de-Fonds dhe ishte në një fluturim turistik”, thuhet në njoftim, raporton Express.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci