Të fundit

Konjufca: Diaspora, themel i suksesit të shqiptarëve

Ka kohë që salla e Kuvendit të Kosovës nuk u mbush aq shumë sa të shtunën, veçse pak nga ta ishin deputetë. Vendin e shumicës së të zgjedhurve të popullit e zunë shqiptarë nga 15 shtete, të cilët po marrin pjesë në konferencën “Diaspora flet”.

E kryekuvendari Glauk Konjufca, që të shtunën e ndryshoi vendqëndrimin, i quajti mërgimtarët themel për çdo arritje të Kosovës e Shqipërisë, raporton Klan Kosova.

Ai potencoi edhe nevojën e një projekti për diasporën, i cili do të mundësonte siç tha, mbrojtjen e kulturës, identitetit dhe gjuhës shqipe. Por, pohoi se e di fajtorin e mungesës së tij.

“Edukimi dhe arsimi na e mundëson këtë sepse fëmijët e mërgimtarëve të cilët janë të lindur e që po rriten atje, të cilët janë të integruar shumë mirë dhe ne shoqëritë ku jetojnë, kanë mbi të gjitha nevojë për shkollën e cila është e organizuar, e cila drejtpërdrejt organizohet prej Republikës së Kosovës dhe e cila me keqardhje them dhe pak që besa edhe me faj, nuk ka arritur të organizohet deri tash”, u shpreh Konjufca.

E shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, foli rreth Ligjit të ri për zgjedhjet e përgjithshme që do t’ua lehtësoj votimin kosovarëve që jetojnë jashtë vendit.

Ajo tha se ekziston një dakordim i përgjithshëm që të gjitha partitë do e mbështesin. Derisa e shfrytëzoi rastin të kërkoj ndihmën e diasporës edhe për Fondin Sovran.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci