Të fundit

Trajkoviq analizon situatën në Serbi: Vuçiqi u kap mat

Në Serbi është mbajtur një marsh masiv kundër dhunës dhe vrasjeve pas ngjarjeve tragjike atje. Ndërkohë që bashkë me këtë kauzë po kërkohet edhe dorëheqja e presidentit të Serbisë, Aleksnader Vucic.

Rrugët e stërmbushura me protestues po shihen edhe si thyerje e mitit të Aleksander Vuçiqit, pasi që si rezultat i lidhjeve të tij me botën e krimit ka mbajtur gjithçka të kontrolluar nën shputën e tij.

Se miti për “Vuçiqit si strateg i madh” është thyer e thotë edhe politikania serbe, Rada Trajkoviq. Në një reagim në “twitter” Trajkoviq shkruan se Vuçiqit tashmë i ka mbetur vetëm “dhuna” si mjet, shkruan Express.

Por shton se s’mund ta përdorë dhunën për t’iu përgjigjur protestive kundër dhunës.

“Është mat”, shkruan Trajkoviq.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci