Të fundit

Vrasje në tentativë në Ferizaj, i dyshuari në kërkim të Policisë

Një person në Ferizaj ka raportuar se përderisa ka qenë në veturë me dy shokë, ka ardhur një veturë tjetër nga e cila një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tyre, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima ka pësuar lëndime nga copëzat e xhamit si pasoj e shkrepjes me armë. Rasti ka ndodhur në rrugën e Reçakut, të shtunën rreth orës 02:05.

Sipas Policisë, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja.

“I dyshuari ende nuk është hasur nga njësitë policore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci