Të fundit

Burri rrah gruan, djali babanë: Tri raste të dhunës në Prizren, veç për 24 orë

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm gjatë 24 orëve në Komunën e Prizrenit.

Sipas rastit të parë, një grua është ankuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:40.

“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar  për trajtim mjekësor në i qendrën psikiatrike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë në rastin e dytë, një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje verbale është sulmuar fizikisht nga djali i tij. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, transmeton Paparaci.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Në rastin e tretë, një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, nga rrjeti social i viktimës ka postuar fotografi dhe video incizime të cilat i kishin bërë deri sa kanë qenë duke jetuar bashkë si bashkëshortë.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Prizren, më 18 maj rreth orës 19:57.

“I dyshuari është shoqëruar në polici dhe i njëjti në dëshminë e tij ka pranuar se ka kryer veprimet e pretenduara. Me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci