Të fundit

“Apo i ka fajet LDK-ja”, Bajrami merret me Qeverinë Kurti: Ia përmend mjetet vetanake dhe institucionet pa “Zot shtëpie”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes dy statuseve të shkruara në Facebook, ka pasur kritika në adresë të Qeverisë Kurti.

Sipas saj, Qeveria Kurti dhe Ministria e Financave që buxhetin e planifikuar me ligj për këtë vit e ka 3.2 miliardë euro “edhe sot e kësaj dite i mbanë të bllokuara 37.5 milionë euro, mjete këto vetanake të komunave”.

E për pasojë, ajo thotë se janë qindra projekte kapitale që komunat as nuk mund t’i iniciojnë sepse mistri i financave, Hekuran Murati, nuk e lejon Thesarin e Kosovës ta bëjë alokimin e mjeteve financiare.

“Kush i ka fajet?”, pyeti ajo me ironi, pasi shpeshherë, partia ku bën ajo pjesë është parë si fajësuese nga pushteti, për çështje të ndryshme.

Para këtij shkrimi, ajo foli edhe për pozitat kyçe në disa institucione që kanë mbetur pa “Zot shtëpie” në Republikën e Kosovës.

“Qeveria me pushtet absolut, tanimë në vitin e tretë të mandatit ka lënë: Shtetin pa Kryeprokuror, Administratën Tatimore pa drejtor, Njësinë e Inteligjencës Financiare pa drejtor, Bankën Qendrore pa guvernator, Fondin e Kursimeve Pensionale pa bord, Komisionin e Ndihmës Shtetërore jo funksional”, shkroi ajo në Facebook.

“Apo i ka fajet LDK-ja?”, pyeti sërish Bajrami, transmeton Paparaci.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci