Të fundit

Gjoshi: Qeveria po ushtron presion ndaj dy kryetarëve të PDK-së në Zveçan dhe Zubin Potok

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka pretenduar se kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut që kanë fituar në zgjedhjet lokale nga radhët e PDK-së, tash e disa ditë po përballen me presion dhe nënçmim nga zyrtarë e segmente të Qeverisë Kurti e posaçërisht nga ministria e Administrmit dhe Pushtetit Lokal, që drejtohet nga ministri Elbert Krasniqi.

Sipas tij, të dyja komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por thotë se  ministri Krasniqi dhe zyrtarë të MAPL-së, “kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave”.

“Këto veprime të këtyre zyrtarve nuk janë të bazuara në asnjë arsye legjitime, të cilën, ne do ta respektonim pa asnjë problem. Madje, as shkresë zyrtare në lidhje me këto kërkesa nuk kemi pasur. Prandaj, i gjithë ky teatër, është një tendencë për nënvlerësuar dhe dekurajuar Kryetarët tanë, të zgjedhur në këto dy komuna”, shkroi ai në Facebook.

“I bëjmë thirrje Qeverisë që të krijojë kushtet e nevojshme, sa më parë, për mbajtjen e seancave solemne. Mbi të gjitha, kërkojmë urgjentisht që ky presion, krejt i panevojshëm dhe jashtë çdo norme etike, të ndalet menjëherë. Dy Kryetarët nga radhët e PDK-së, të votuar për të udhëhequr komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë të përkushtuar për të punuar në të mirë qytetarëve, pa dallim”, shtoi Gjoshi.

“Prandaj, çdo komunikim me ta, i ftojmë Qeverinë që ta bëjnë zyrtarisht dhe bashkëpunimi, sipas ligjit, nuk do të mungojë asnjëherë”.

Më 23 prill u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, transmeton Paparaci.

Në Zubin Potok dhe Zveçan, sipas të dhënave të KQZ-së, ka fituar Partia Demokratike e Kosovës.

Në Zubin Potok ka fituar kandidati i PDK-së, Izmir Zeqiri me 196 vota apo 52.1 për qind, kurse kundër kandidati i tij nga LVV, Flatron Hasani ka marrë 180 vota apo 47.9 për qind.

Në anën tjetër, Ilir Peci nga PDK-ja ka fituar 114 vota në Zveçan apo 60.0 për qind, pasuar nga kandidati i LVV-së, Lulzim Peci me 71 vota apo 37.4 për qind.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci