Të fundit

Osmani: Ushtrimi “Defender Europe ’23” është historik për Kosovën

Sot, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23”, në te cilën morën pjesë presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se ushtrimi ndërkombëtar “Defender Europe ’23” është një simbol i vendosmërisë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë, që po sfidohet vazhdimisht.

Osmani këtë ushtrim e ka quajtur si historik për vendin, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin e evropian, për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Në këtë stërvitje ndërkombëtare ju jeni krahas ushtrive nga kombet e shtetet e ndryshme, megjithatë ju qëndroni nën një kauzë të vetme, kauzës së përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dhe për ta rritur ndërveprimin midis forcave aleate. Ky ushtrim ndërkombëtar është një simbol i vendosmërisë tonë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë që po sfidohet vazhdimisht. Është një kujtesë se forca jonë nuk qëndroi vetëm në fuqinë e armëve tona, por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne ndërtojmë. Së bashku ne jemi më të fortë kundrejt forcave që kërkojnë të na ndajnë, duke dëshmuar se uniteti e bashkëpunimi ynë janë çelës për një të ardhme më të sigurt e paqësore. Objektivi kryesor është që ta shfaqë aftësinë ushtarake dhe luftërave të ShBA-ve dhe forcave aleate kundër agresorëve të mundshëm. Ky ushtrim është historik në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin evropian, për forcën tonë të sigurisë”, ka thënë Osmani.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka theksuar se ushtrimi “Defender Europe 2023”, është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

“Mbi 1 mijë e 300 ushtarak të forcave tona do të ekzekutojnë detyra stërvitore e ushtarake. Ju siguroj që do të vazhdoni të keni mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve të shtetit në ngritje dhe zhvillim profesional”, ka thënë Kurti.

Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj derisa ka treguar për punën që kanë zhvilluar, është shprehur se rrugëtimi i Kosovës është i qartë, anëtarësimi në NATO, për të cilin ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht.

“Republika e Kosovës do të ketë mbi 1 mijë e 300 ushtarak, do të jemi vendi i katërt me më së shumti ushtarak që do jenë pjesëmarrës. Rrugëtimi ynë është i qartë, destinacioni ynë është një dhe i vetmi, anëtarësimi në NATO”, ka thënë Mehaj.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur i lumtur që FSK është një ndër kontribuuesit më të mëdhenj.

Pas ceremonisë, qytetarët kanë pasur mundësinë shohim nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit.

Pjesë e “Defender Europe ’23” janë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa ushtarakë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci