Të fundit

Kusari i reagon Pacollit për videon ndaj Buzhalës: E frikshme, e frikshme, e frikshme

Juristja e medias, Flutra Kusari, është shprehur e tronditur me videon e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, karshi gazetarit Berat Buzhala, pasi ky i fundit raportoi për pretendime pronësore të familjes së saj dhe një banori tjetër.

Ajo deklaroi se një nga komentet thotë “merrjani shpirtin”. Kusari tregoi se ai koment vazhdon të jetë në profilin e saj, transmeton Paparaci.

“Sapo e pashe dhe jam e tronditur me videon e deputetes Fitore Pacolli per gazetarin Berat Buzhala pasi ky i fundit raportoi per pretendime pronesore te familjes se saj dhe nje banori tjeter. Nje nga komentet thote ‘merrjani shpirtin’ dhe ai koment vazhdon te jete ne profil te saj”, shkroi ajo në Facebook.

“Kjo video eshte thirrje qe gazetareve mos me iu besu, me i denigru, me i shajte, me i ofendu dhe me i kercenu. Eshte thirrje indirekte per dhune. E frikshme, e frikshme, e frikshme”, deklaroi Kusari.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci