Të fundit

Hovenier mahnitet me FSK-në: Kosova po shndërrohet në një eksportuese të sigurisë në botë

Të dielën është mbajtur në Prishtinë ceremonia hapëse e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23” .

Përveç krerëve të shtetit, në këtë ngjarje foli edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ai u shpreh i lumtur që FSK-ja është një ndër kontribuuesit më të mëdhenj.

“Në më pak se 4 vjet prej krijimit të FSK-së kemi qenë të mahnitur dhe të lumtur me përparimin e FSK-së dhe me mirënjohjet e shumta për punën e saj profesionale”, deklaroi diplomati amerikan.

Sipas tij, “Kosova po shndërrohet edhe në një eksportuese të sigurisë në rajon dhe botë”.+

“Një ndër qëllimet e kësaj stërvitje është që të tregohet aftësia e forcave ushtarake të SHBA-së për të zbatuar shpejt trupat dhe pajisjet e gatshme për luftë, për të siguruar aleatët, për parandaluar ata që mund të kërcënojnë paqen në Evropë dhe për ta mbrojtur këtë kontinent nga agresioni”.

Sipas tij, stërvitjet kanë edhe një qëllim tjetër “që të shfaqë përkushtimin e aleatëve dhe partnerëve tanë evropian për të përmirësuar shkallën, kapacitetet dhe ndërveprueshmërinë e ushtrive të tyre”.

Ai tha se 9 mijë ushtarakë amerikanë do të marrin pjesë në stërvitjen “Defender Europe 2023”.

Pas fjalëve hyrëse, u bë prezantimi statik i pajisjeve të FSK-së. Qytetarëve të Kosovës, të dielën, u është bërë e mundshme t’i shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci