Të fundit

​Një tjetër tragjedi trondit futbollin, 12 tifozë të vdekur

Një dramë e re ka ndodhur në një stadium futbolli. Tetë muaj pas rrëmujës që mori jetën e 135 njerëzve në Indonezi, një tjetër tragjedi ka tronditur futbollin.

Të paktën 12 persona vdiqën të shtunën në një rrëmujë mes tifozëve të futbollit në stadiumin “Cuscatlan” në San Salvador, sipas një raporti nga policia. Tragjedia ndodhi kur tifozët u përpoqën të hynin në stadium përpara një ndeshjeje të divizionit të parë mes ekipit vendas Alianza dhe CD FAS në kryeqytetin e këtij shteti të Amerikës Qendrore.

“Futbolli Salvadorian është në zi”, u shpreh drejtori i Policisë Civile Kombëtare (PNC), Mauricio Arriaza. Ai njoftoi një numër të përkohshëm prej dymbëdhjetë të vdekurish, nëntë në stadium dhe tre të tjerë në spitale të ndryshme”.

Kur incidenti ndodhi në stadiumin San Salvador, loja u ndërpre dhe qindra oficerë të rendit dhe ushtarë koordinuan evakuimin e spektatorëve. Ministri i Shëndetësisë, Francisco Alabi, siguroi se të gjithë pacientët e transferuar janë marrë në kujdesin e urgjencës spitalore.

Për më tepër, kreu i shtetit, Nayib Bukele, ka bërë të ditur se është hapur një hetim rreth kësaj situate.

.“Do të preken të gjithë: skuadrat, përgjegjësit, shteti, biletat, liga, federata, etj. ”, ka shkruar ai në “Tëitter”.

“Kushdo që të jenë fajtorët, ata nuk do të mbeten pa u ndëshkuar,” paralajmëroi ai.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci