Të fundit

“Së bashku jemi më të fortë”, nis “Defender Europe” në Prishtinë – çka thanë krerët e shtetit?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë hapjes në ceremoninë e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe” në Prishtinë, ka filluar fjalimin duke iu thënë së pari ushtarëve të FSK-së “ju jeni gardianë të paqes”.

Sot në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë gjatë ceremonisë, Osmani ka deklaruar se ky ushtrim është historik në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin evropian, për forcën tonë të sigurisë.

E para e vendit ka potencuar se së bashku vendi është më i fortë kundrejt forcave që kërkojnë të na ndajnë.

“Në këtë stërvitje ndërkombëtare ju jeni krahas ushtrive nga kombet e shtetet e ndryshme, megjithatë ju qëndroni nën një kauze të vetme, kauzës së përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dhe për ta rritur ndërveprimin midis forcave aleate. Ky ushtrim ndërkombëtar është një simbol i vendosmërisë sonë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë që po sfidohet vazhdimisht. Është një kujtesë se forca jonë nuk qëndron vetëm në fuqinë e armëve tona por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne ndërtojmë. Së bashku ne jemi më të fortë kundrejt forcave që kërkojnë të na ndajnë duke dëshmuar se uniteti dhe bashkëpunimi ynë janë qelës për një të ardhme më të sigurte e paqësore. Objektivi kryesor është që ta shfaq aftësinë ushtarake dhe luftërave të SHBA-ve dhe forcave aleate kundër agresorëve të mundshëm dhe për t’i siguruar aleatët dhe partneret evropian se kontinentit është i sigurte nga sulmet e mundshme. Ky ushtrim është historik në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin e evropian, për forcën tonë të sigurisë”, deklaroi Osmani.

Presidentja Osmani shtoi se ceremonia po mbahet pikërisht te figura historike e “Skënderbeut”, që është hero jo vetëm për Kosovën, por edhe për Evropën. Ndërkaq, ka përmendur edhe shtatoren e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, të cilin e quajti lideri historik i udhëheqjes për liri e pavarësi.

Mes tjerash, Osmani tha se Defender Europe 2023, përkon edhe me 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka theksuar se ushtrimi “Defender Europe 2023”, është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

Kurti po ashtu tha se siguria e kontinentit evropian është interes jetik i qeverisë, si shtet që beson në atë që e donë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, paqen dhe demokracinë.

“Kjo dëshmon për vullnetin që kemi për të zhvilluar sistemin tonë të mbrojtjes por edhe përkushtimin e palëkundur për të qenë pjesë e sistemit të përbashkët të mbrojtjes së vendeve që përqafojnë e përfaqësojnë vlerat demokratike. Siguria e kontinentit evropian është interes jetik i yni, si shtet që beson në atë që e donë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, paqen dhe demokracinë. Defender Europe 21 ishte më pak se një vit para se Rusia të shpërfaqë në mënyrën më agresive e brutale synimet e kamotshme për t’u shtrirë dhunshëm në thellësi të Evropës. Defender Europe 23 po zhvillohet në një realitet të tensionuar 15 muaj pas invazionit rus në Ukrainë dhe që si i tillë ka të bëjë drejtpërdrejt jo vetëm me të ardhmen e Evropës, por edhe mbarë botës. Prandaj përgatitja për t’u përballur me kërcënimet e njohura si dhe ato të paparashikueshme është e domosdoshme. Ashtu siç është e domosdoshme rritja e ndërveprimit dhe ngritja e gatishmërisë luftarake, e që janë objektivat kryesore të ushtrimit “Mbrojtësi i Evropës 2023”, tha Kurti.

Kurti shtoi se dhe ky togfjalëshi ‘Stronger together’, është veçse variacion dhe jehonë e thënies së famshme të kryeheroit të Skënderbeut ‘Bashkimi bën fuqinë”.

Ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj tha se Republika e Kosovës do të ketë mbi 1300 ushtarakë dhe do të jetë vendi i katërt me më së shumti ushtarakë që do jenë pjesëmarrës.

Mehaj tha se paqja është e vetmja rrugë, ndërsa konfirmoi se rrugëtimi dhe qëllimi i FSK-së është vetëm anëtarësimi në NATO.

“Për ne është shumë e rëndësishme se ngritjen e kapaciteteve tona do t’i bëjmë gjithmonë sipas standardeve të NATO-s, sepse rruga dhe rrugëtimi ynë është i qartë. Destinacioni ynë është një dhe i vetmi, anëtarësimi në NATO. Prandaj, ne do të jemi përmbushës të çdo detyre, çdo obligimi që kërkohet që ne të bëhemi pjesë e familjes euro-atlantike…19”52Gjatë këtyre dy viteve, fokusi ynë kryesor ka qenë në rritjen e numrit të ushtarakëve, trajnime, stërvitje e shkollime, pastaj në ngritjen e kapaciteteve luftarake përmes blerjes së pajisjeve ushtarake dhe sistemeve të reja. E gjithë kjo është bërë për t’i dalë zot vendit tonë. Atdheun e çliruar dhe lirinë e fituar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ne do ta mbrojmë kurdo që do të jetë e nevojshme. E kaluara jonë na ka mësuar që për ta fituar lirinë duhet të derdhësh gjak, ndërsa për ta ruajtur paqen duhet të derdhësh mund dhe djersë”, tha Mehaj.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur i lumtur me përparimin e FSK-së.

Hovenier tha se kjo është ndërmarrja më e madhe dhe më ambicioze që FSK-ja e ka ndërmarrë deri më tani.

“Jemi shumë mirënjohës të shohim FSK-në si kontribuuesen më të madhe të rajonit me mbi 1300 ushtarakë që marrin pjesë në këtë ushtrim…25:29Në më pak se 4 vjet prej krijimit të FSK-së, kemi qenë të mahnitur dhe të lumtur me përparimin e FSK-së dhe me mirënjohjet e shumta për punën e saj profesionale ”, tha Hovenier.

Hovenier po ashtu ka përgëzuar për reagimin e shpejt të FSK-së, gjatë tërmetit në Shqipëri e Turqi.

Ndërkaq, pas ceremonisë, qytetarët kanë pasur mundësinë shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit.

Ata shprehen të lumtur me arritjet e FSK-së.

Hafiz Ismaili i cili ka ardhë t’i shohë nga afër ushtrinë dhe mjetet shprehet krenar me FSK-në.

“Ka nevojë (qeveria) t’i jap prioritet më tepër FSK-së…00:25 Nuk është keq, por mundet më mirë, ngadalë bëhen përmirësimet…00:47 Gjithsesi krenaria më e madhe është për neve, ushtria është pasuria e shtetit”, tha Ismaili.

Edhe Drita Osmanaj është shprehur e lumtur që po sheh nga afër përparimin e FSK-së.

“Ndihemi shumë të lumtur, që na ka ardhë kjo ditë ta shohim ushtrinë tonë…Kjo është kënaqësi e madhe, se kemi prit kështu sepse kemi vuajt shumë”, tha Osmanaj.

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit Kosova do ta ketë trefishin e numrit të ushtarëve që do të marrin pjesë në stërvitjet e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë e “Defender Europe ’23”, janë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa ushtarakë.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci