Të fundit

Ministri Peci fillon inspektimin për “Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2023”

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka dalur në terren për të parë nga afër ecurinë e punës së inspektorëve të AZhB-së, të cilët nga dita e sotme kanë filluar inspektimin e kulturave bujqësore tek fermerët aplikues në kuadër të “Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2023”.

Peci u shpreh se me lehtësimin e formës për aplikim për subvencione, duke i thjeshtëzuar në tërësi procedurat për aplikim, viti 2023 është viti rekord i të mbjellave në territorin e Kosovës dhe ky rekord i të mbjellave duhet të shoqërohet edhe me rekordin e inspektimeve.

“Kemi dëshmuar se përmes qeverisjes sonë, cak kemi vetëm bujkun që ia bën mundin tokës së tij. Objektivat që i vendosëm në fillim të mandatit, i tejkaluam në gjysmë të tij, e kështu po hapim rrugë të reja drejt sigurimit të mirëqënies së fermerëve. Përmes punës sonë, duke rritur përkrahjen për të gjitha kulturat bujqësore, blegtorale e pemëtare, ne vazhdojmë çdo ditë me synimin e vetëm, e që është zhvillimi i sektorit të bujqësisë në vend”, tha Peci.

Tutje, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci, tha se këtë vit kontrolla në terren do të realizohet në masën 100 përqind për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në “Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023”.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci