Të fundit

Sulm në Francë, tre persona vriten me kallashnikov

Tre burra janë qëlluar për vdekje në një automjet në qytetin jugor francez në Marsejë, raporton BBC.

Pesë persona ndodheshin në automjet dhe sapo kishin dalë nga një lokal nate kur u qëlluan me kallashnikovë, tha policia.

Dy nga të shënjestruarit u larguan nga vendi i ngjarjes, ashtu sikur edhe sulmuesit e panjohur.

Policia e lidh ngjarjen me tregtinë e drogës. Këto vrasje e çojnë në 21 numrin e vrasjeve të lidhura me drogën në Marsejë këtë vit, thotë agjencia e lajmeve AFP.

Hetuesit i thanë mediave franceze se të pesë të targetuarit ishin të njohur për policinë dhe jetonin në një zonë banimi ku krimi i drogës është i përhapur.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci