Të fundit

Osmani: Kosova qëndron me krenari me SHBA-të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova qëndron me krenari me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatat e saj.

Këtë deklarim Osmani e ka parë teksa presin fillimin e ”Deefender Europe 2023“, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA, e krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-së dhe NATO-s.

”Kosova qëndron me krenari me SHBA-në dhe aleatët e tjerë ndërsa ne presim Defender Europe 2023. Kjo stërvitje ushtarake është një kujtesë se forca jonë nuk qëndron vetëm në aftësitë tona mbrojtëse, por edhe në aleancat që ndërtojmë dhe vlerat e përbashkëta që kultivojmë“, ka shkruar Osmani në Twitter.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe ambsadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhe përfaqësues të tjerë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci