Të fundit

Meta gjobitet nga BE-ja me shumë rekorde 1.2 miliardë euro

Gjiganti amerikan i teknologjisë Meta, i cili menaxhon rrjetin social Facebook, është goditur me një gjobë rekord prej 1.2 miliardë eurosh për mospërputhje me rregulloren e BE-së për privatësi.

Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave njoftoi të hënën se Meta shkeli Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) kur transferoi në Shtetet e Bashkuara të dhëna personale të përdoruesve evropianë të Facebookut, pa i mbrojtur ata mjaftueshëm nga praktikat e mbikëqyrjes së të dhënave.

Kjo është gjoba më e madhe e vendosur sipas ligjit të BE-së për Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) për privatësinë dhe vjen në prag të pesëvjetorit të hyrjes në fuqi të ligjit më 25 maj.

Më parë, kompania Amazon ishte gjobitur me 746 milionë euro nga Luksemburgu dhe rregullatori irlandez shqiptoi gjithashtu katër gjoba kundër platformave të Meta-s: Facebook, Instagram dhe WhatsApp që variojnë nga 405 milionë deri në 225 milionë euro në dy vitet e fundit.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci