Të fundit

Meta largon nga puna 10 mijë punëtorë

Pronari i Facebookut, Meta, ka nisur raundin e fundit të largimit të punëtorëve nga puna, duke planifikuar të reduktojë numrin e tyre për 10 mijë, raportoi të mërkurën Reuters.

Në fillim të këtij muaji, Meta u bë kompania e parë prej gjigantëve të teknologjisë që e njoftoi shkurtimin e vendeve të punës për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër, pas largimit të më shumë se 11 mijë punëtorëve në vjeshtë.

Punëtorë të ekipeve si marketingu, inxhinieria dhe ata të fushës së komunikimit njoftuar nëpërmjet “LinkedIn-it” të mërkurën se janë pushuar nga puna.

Shefi ekzekutiv i Metas, Mark Zuckerberg, ka bërë të ditur në mars se pjesa më e madhe e pushimeve nga puna do të ndodhë në dy apo tri momente gjatë muajve të parë të këtij viti, duke përfunduar në maj.

Rreth katër mijë punonjës humbën punën e tyre në shkurtimet e prillit.

Kompania ka thënë të mërkurën se shkurtimet e fundit mund të prekin rreth 490 punonjës në selinë e saj ndërkombëtare në Dublin, ose pothuajse 20 për qind të fuqisë së saj punëtore irlandeze.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci