Të fundit

Iniesta mund të luaj përsëri për Barcelonën

Mesfushori spanjoll, Andres Iniesta ka njoftuar sot largimin nga klubi japonez, Vissel Kobe, por veterani mund të rikthehet të luaj përsëri për Barcelonën.

Bëhet fjalë për një miqësore të organizuar mes klubit japonez, Vissel Kobe dhe Barcelonës që do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Sipas gazetës spanjolle, “SPORT”, Iniesta mund të luaj një pjesë të lojës me skuadrën e Vissel Kobe dhe pjesën tjetër me skuadrën e Barcelonës.

Propozimi është në tavolinë dhe do të tentohet që në ditët në vijim t’i jepet një formë përfundimtare.

39-vjeçari ka njoftuar sot se është larguar nga klubi japonez, mirëpo spanjolli ka lënë të hapur mundësinë për të luajtur futboll edhe për një tjetër vit.

Iniesta ishte pjesë e Barcelonës për më shumë se 14 vite. Ai arriti të fitonte plotë 35 trofe me fanellën e skuadrës blagurane, ndërsa njihet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në histori.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci