Të fundit

Revolucion tek Arsenali, largohen 14 lojtarë

Pasi nuk arritën qëllimin e caktuar, shpalljen kampionë në Angli, skuadra e Arsenalit është duke menduar të bëjë revolucion për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, Arsenali po përgatit largimin e 14 futbollistëve, me qëllim rifreskimin e skuadrës.

Mikel Arteta ka nisur punën për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe për këtë arsye nga të ardhurat që do të grumbullohen nga shitjet e planifikuara, pritet që të bëhen të paktën tetë afrime të reja.

Në krye të listës për t’u larguar është Nicolas Pepe, i paguar 80 milionë euro në vitin 2019, që aktualisht ndodhet në huazim te Nice.

Po ashtu sipas raportimeve, në mesin e futbollistëve të larguar pritet të jetë edhe Granit Xhaka.

Arsenali mbylli sezonin 2022/23 në pozitën e dytë në tabelë, duke humbur kryesimin e Premierligës pak xhiro para përfundimit të kampiontit.

 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci