Të fundit

Guardiola: Isha i shqetësuar për ndeshjen me Brightonin, kishim pirë gjithë alkoolin

Skuadra e Manchester Cityt u ndal me barazim nga Brightoni një javë pasi festuan titullin e tretë radhazi të kampionit në Angli.

Manchester City u shpall matematikisht kampion i Anglisë, pas humbjes së Arsenalit nga Nottingham Forest, teksa Chelsea festoi titullin e tretë radhazi në ndeshjen me Chelsean.

City u ndal mbrëmë me barazim nga Brightoni, teksa pas ndeshjes ka folur tekniku spanjoll, Pep Guardiola.

“Isha i shqetësuar për ndeshjen me Brighton, pasi 40 orë para saj pimë gjithë alkoolin e Manchesterit, por skuadra bëri mirë dhe unë jam shumë i lumtur. Sepse nuk dua që tensioni të zvogëlohet në funksion të FA Cup dhe finales së Champions League. Ne kemi treguar pse jemi skuadra më e mirë në Angli”-u shpreh tekniku i City-t.

Brightoni siguroi për herë të parë në histori të klubit kualifikimin në Ligën e Evropës.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci