Të fundit

Titrimi i serialit “Rrushe” nga Top Channel, producentja tregon pse ndodhi kjo

Titrimi i serialit kosovar “Rrushe” nga televizioni shqiptar Top Channel ka ngjallur reagime të mëdha në publik, e sidomos në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një nënçmim të dialektit të Gjuhës Shqipe që flitet në Kosovë.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar producentja dhe aktorja e këtij seriali, Doresa Rexha e cila ka thënë se titrimi është bërë për shkak që serialin të mund ta përcjellin edhe personat që nuk mund të dëgjojnë apo ata me dëgjim të dëmtuar, por përtej kësaj thotë se është bërë që të kuptohet nga të gjithë për shkak të dallimeve dialektore dhe të përdorimit të zhargonit gjuhësor në serial, shkruan Paparaci.com.

“Duke parë debatet që ka ngjallur titrimi i serialit “Rrushe” në Top Channel, mund të them që arsyeja kryesore pse kemi vendosur të kemi titrim ka qenë ofrimi i mundësisë që serialin të mund ta përcjellin dhe ta shijojnë edhe personat që nuk mund të dëgjojnë apo personat me dëgjim të dëmtuar. Veç kësaj, ata që e kanë parë serialin, e kanë vërejtur që për hir të origjinalitetit, në serial, përveç gjuhës dialektore, përdoren edhe lokalizmat, zhargoni, “slang”-u, etj., që jo domosdo kuptohet nga të gjithë, prandaj është menduar që titrimi për transmetim në Top Channel të bëhet sa më afër gjuhës standarde, në mënyrë që çdo detaj i dialogjeve të kuptohet nga gjithë audienca shqiptare, siç është praktikë në shumë vende të botës me diversitet gjuhësor.”, ka shkruar Rexha.

Producentja gjithashtu ka thënë se beson që diversiteti gjuhësor i pasuron shqiptarët si komb dhe nuk i ndan.

Ajo ka paralajmëruar sezonin e dytë të serialit “Rrushe”, madje ka thënë se ky mund të jetë bashkëpunim midis Kosovës dhe Shqipërisë. /Paparaci.com/

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci