Të fundit

Kur do të fillojnë punimet në rrugën Prishtinë – Mitrovicë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se projekti për rrugën Prishtinë – Mitrovicë është përcjellë me probleme serioze.

Aliu, për këtë projekt thotë se tashmë është rregulluar çështja e shpronësimeve.

“Rruga për në Mitrovicë është rregulluar çështja e shpronësimeve, ka pasur disa probleme serioze. Kjo tash është me fond nga fondi arab dhe ka mekanizëm të veçantë të realizimit të projektit. Është me njësinë e implementimit të projektit, e cila është duke u marrë. Nga autoriteti, nga fondi kanë qenë vërejtjet dhe është filluar është bërë auditim, i cili ka pas për rezultat ndërprerjen e kontratës edhe të kompanisë mbikëqyrëse edhe të kompanisë së kontraktorit”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ministri, tha se brenda muajit qershor presin të fillojnë punën me procedurën e kontraktorit.

“Jemi në fazën e prokurimi të të dyjave, pra kjo e mbikëqyrjes është bë tashmë, presim që brenda qershorit të fillojë procedura, të marrin përgjigje për mbikëqyrjen dhe brenda qershorit të fillojnë procedurën për kontraktorin. Shpresoj shumë që do të kemi një kontraktor serioz dhe këtu janë fazat më të thjeshta të prokurimit”, tha Aliu.

“Presim që vjeshta të jetë fillimi i punimeve, pra shtatori dhe fillim i tetorit të jetë koha kur ne e fillojmë realizimin e punëve në projektin e Mitrovicës, dhe ky e ka afatin një-vjeçar. Kjo është, keq apo mirë, kjo është situata, pra mund të akuzohemi dhe të gjitha, por kjo është situata. Në rrugën e Mitrovicës kemi punuar intensivisht dhe kemi mbërri në këtë pikë. Ka pasur telashe të shumta, mendoj që i kemi përmbyllur dhe jemi të gatshëm që të vazhdohet me këtë projekt”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci