Të fundit

BE dënon zhvillimet në veri: Nuk do të pranojmë asnjë veprim të mëtejmë provokues e të njëanshëm

Bashkimi Evropian nëpërmjet një reagimi zyrtar ka dënuar tensionet e së premtes në komunat veriore të Kosovës ku kryetarët e zgjedhur të këtyre komunave u asistuan nga policia e Kosovës për t’u futur në zyrat e tyre.

Në një reagim pasdite, Bashkimi Evropian ka dënuar “sulmet ndaj EULEX-it” si dhe ka thënë se më nuk do të pranojë “asnjë veprim të njëanshëm ose provokues”.

“Bashkimi Evropian dënon fuqishëm përplasjet në mes të Policisë së Kosovës dhe protestuesve në veri të Kosovës, të iniciuara nga përpjekja e kryetarëve të sapozgjedhur që të hyjnë në objektet komunale. I dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX-it. EULEX duhet të lejohet të kryejë mandatin e tij paqësisht. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të shtensionuar situatën dhe të rivendosin qetësinë menjëherë. BE-ja s’do të pranojë asnjë veprim të mëtejmë të njëanshëm apo provokues dhe ruajtja e paqes dhe siguria në terren duhet të jenë prioritet”, thuhet në reagimin e BE-së.

Në fund, BE-ja ka përsëritur se “zgjedhjet e fundit në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjate për komunat e përfshira”.

“Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes dialogut të vërtetë ndërmjet të gjitha palëve kryesore të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së”, thuhet në fund. 

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci