Të fundit

“Çka dreqin ju solli këtu?” – Von Cramon ‘sfidon’ me pyetje policët në veri

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon e ka vizituar veriun dhe nga Zveçani tha se “kjo është e frikshme”, ndërsa dikush po i tregonte se çfarë ndodhi të premtën.

Në afërsi të objektit të komunës, Von Cramon tha se “është një situatë e vështirë”, ndërsa më pas bisedoi me disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Ku është kërcënimi? Pse… Çfarë dreqin ju solli këtu?”, e pyeti ajo njërin prej policëve.

Njëri prej policëve, siç dëgjohet në një video të portali serb të veriut Kossev, i tha asaj se “ne kemi ardhë me e mbrojtë kryetarin kur të zgjedhet”, dhe shtoi se këtë e kanë për detyrë.

Von Cramon më pas tha se nuk është faji i policëve, sepse ata vetëm po i zbatojnë urdhërat, por shtoi se këto “pyetjet e mia duhet t’i bëj në Prishtinë”.

“Nuk ju fajësoj, mos më keqkuptoni. Nuk ju takon juve të vendosni se ku do të punoni”, tha ajo.

&nbsp

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci