Të fundit

Qesharake: Trajneri i Ferizajt thotë se portieri i Dukagjinit rrëshqiti

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiq, ka deklaruar të dielën se portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri ka rrëshqitur kur e  ka pranuar golin, i cili ishte i turpshëm, transmeton Paparaci.

Ferizaj me golin e shënuar në minutat shtesë, e fitoi ndeshjen ndaj Dukagjini dhe kështu e ka shmangur rënien nga superliga.

Tani, Ferizaj do të luajë në “play-out” kurse Panadiq tha se është shumë i kënaqur me ndeshjen.

që në fakt ishte i turpshëm. Me golin në kohën shtesë, Ferizaj fitoi ndaj Dukagjinit dhe shmangu rënien nga Superliga. Do të luaj në plejaut.

“Duke ditur se cfarë edicioni i vështirë ishte, shumë kartona, shumë lëndime, jam shumë i kënaqur. Kemi bërë punë shumë të madhe. Sot jam frikësuar shumë për lëndimin e lojtarit. Shpresoj që të mos jetë serioze. Ia dolëm dhe kjo është më e rëndësishmja këtë moment”, u shpreh ai pas përfundimit të ndeshjes.

“Para fillimit të pjesës së dytë të kampionatit ishim praktikisht të vdekur. Nuk besoj se dikush ka mundur të besoj se Ferizaj mund të shpëtojë/Mendoj se portieri i Dukagjinit ka rrëshqitur. Unë nuk e e mbaj në mend që kam qenë më shumë nervoz ndonjëherë në jetën time. Ishte ndeshja vendimtare e edicionit. Tani duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen me Lirinë”.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci