Të fundit

Zgjedhjet në Turqinë e Erdoganit, “sulltani” shpërndan para për votuesit në qendrën e votimit (VIDEO)

Presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, shpërndau kartëmonedha prej 200 lirash për të gjithë jashtë qendrës së votimit ku votoi të dielën. 

Ky veprim është bërë traditë për Erdoganin, i cili zakonisht u shpërndan lodra fëmijëve në raste të veçanta, duke përfshirë festat myslimane.

Videoja e publikuar nga Reuters e shfaq Erdoganin duke nxjerrë një tufë parash dhe duke i shpërndarë ato te njerëzit që qëndronin para një qendre votimi në Stamboll.

Edhe në raundin e parë të zgjedhjeve, Erdogani ishte parë duke shpërndarë të holla për qytetarët në hyrje të qendrës ku ai votoi.

 

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci