Të fundit

Bordi Zgjedhor: Erdogan kryeson me 54.5 për qind

Kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë ka thënë se presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan po kryeson garën presidenciale me 54.5 për qind të votave dhe se 54.6 për qind e kutive të votimit janë numëruar, sipas rezultateve zyrtare.

Ndërkohë, rezultatet e fundit jozyrtare, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu janë si vijon:

Erdogan: 52.3 për qind
Kilicdaroglu: 47.7 për qind
Kutitë e votimit të hapura: 96 për qind

Për dallim nga Anadolu, shifrat e publikuara nga agjencia e lajmeve ANKA e shpërfaqin Erdoganin në krye me 50.06 për qind të votave kundrejt 49.4 për qind të Kilicdaroglu dhe 88.8 për qind të kutive të hapura.

ANKA e kishte vendosur më parë Kilicdaroglu pak në epërsi, por kjo tani qe “avulluar”, transmeton Paparaci.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci