Të fundit

Rashkaj: Marre, e keni degradu futbollin e Kosovës

Ish-kapiteni i Kosovës në futboll, Anel Rashkaj ka thënë se futbolli i Kosovës është degraduar, në një reagim ndaj skenave të turpshme të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës.

Rashkaj, në një reagim në Facebook, ka shkruar se skena të ngjashme, duke iu referuar atyre në Ferizaj, “nuk she as në filma të Hollywoodit”.

“Marre 🤮 E keni degradu futbollin NKosovë. As nfilma Hollywoodit nuk she ksi skena”, ka shkruar Rashkaj, i cili shumicën e karrierës së tij në futboll e ka kaluar në Norvegji dhe Suedi.

“Me pas qef futbollin edhe me dit(kuptu) futbollin jan dy gjëra tndryshme”, ka deklaruar ai.

Në ndeshjen e xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit të Klinës, Ferizaj shënoi një gol të dyshimtë në minutën e fundit të sfidës.

 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci