Të fundit

“Vëllai im i dashur”, Emiri i Katarit përgëzon Erdoganin për fitoren presidenciale

Rexhep Taip Erdogan do të jetë edhe për një mandat në krye të Turqisë. Kështu të paktën është shprehur Emiri i Katarit, Sheikh Temim Bin Hamed Al-Thani.

Ai e ka uruar Erdoganin në rrjetin e tij social Twitter “për fitoren e balotazhit, duke i uruar suksese për mandatin e ri”, transmeton Paparaci.

“Vëllai im i dashur Rexhep Tajip Erdogan, ju përgëzoj për fitoren dhe ju uroj suksese në mandatin tuaj të ri dhe të arrini në të atë që populli vëlla turk aspiron në aspektin e përparimit dhe prosperitetit dhe për marrëdhëniet e forta mes dy vendeve tona mdrejt zhvillimit dhe rritjes së mëtejshme”, ka shkruar ai.

Sipas kreut të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, Erdogan po kryeson garën presidenciale me 54.5 për qind të votave dhe se 54.6 për qind e kutive të votimit janë numëruar, sipas rezultateve zyrtare.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci