Të fundit

“Fitorja” jozyrtare e Erdoganit: Pas Katarit, urimeve u bashkohet Hungaria dhe Libia

Rexhep Taip Erdogan tashmë ka filluar të marrë urime nga krerë të shteteve anekënd botës, për triumfin e sotëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kjo pasi, siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi “Anadolu”, Erdogan ka fituar në balotazhin presidencial. Sipas “Anadolu”, me 97 për qind të kutive të hapura në balotazh, Erdogan ka 52.1 për qind të votave dhe kundërshtari Kemal Kilicdaroglu ka 47.9 për qind.

Kësisoj, ai do të jetë edhe për pesë vitet e ardhshme në krye të Turqisë, transmeton Paparaci.

E sipas kryeministrit libian Abdul Hamid Dbeibeh, “fitorja zgjedhore” e Erdoganit tregon rinovimin e besimit të njerëzve në projektet dhe politikat e tij të suksesshme.

Përveç kryeministrit libian dhe Emirit të Katarit, Sheikh Temim Bin Hamed Al-Thani, Erdogan mori urime edhe Hungaria.

Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka uruar Erdoganin “për fitoren e tij të padiskutueshme në zgjedhje!”.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci