Të fundit

Erdogani shpall fitoren, këto janë fjalët e para të tij

Recep Tayyip Erdoğan ka shpallur fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Erdogan, duke iu drejtuar mbështetësve të tij në Stamboll, ka falënderuar “çdo anëtar të kombit që na përcolli edhe një herë përgjegjësinë për qeverisjen e Turqisë për pesë vitet e ardhshme”.

“Ne kemi përfunduar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me favorin e popullit tonë”, tha Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për kombin.

Ai falënderoi popullin turk për “festën e demokracisë” që vendi ka përjetuar gjatë zgjedhjeve, raporton Al Jazeera.

“Me dëshirën e Zotit ne do të jemi të denjë për besimin tuaj siç kemi qenë për 21 vitet e fundit”, tha presidenti.

Ai shtoi se të gjithë 85 milionë qytetarët e vendit janë “fituesit” e dy zgjedhjeve të 14 dhe 28 majit

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci