Të fundit

Raportohet se nesër proteston Lista Srpska në veri

Pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës, mediumi Kanal 10 raporton se partia Lista Serbe, do të protestojë të hënën.

Sipas raportimit të tyre, protesta e Listës Serbe po bëhet për të kundërshtuar përsëri zgjedhjen e kryetarëve të rinj në komunat veriore. Kjo parti nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

“Siç thotë burimi, në protestë pritet të marrin pjesë strukturat paralele, e serbë tjerë që marrin ende për çdo muaj paga nga shteti serb”, raporton Kanal10.

Nacionale nuk ka arritur ta konfirmojë në mënyrë të pavarur këtë informacion.

Protesta e mundshme e Listës Serbe vjen pak ditë pas tensioneve të fundit që ndodhën në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Dalja në punë e kryetarëve të rinj të komunave veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, nxiti tensione të reja.

Tentimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit dhe Zubin Potokut për të hyrë në objektet e komunave, nxiti serbët lokalë, të cilët lëshuan alarmet dhe u grumbulluan për t`i bllokuar hyrjet e objekteve të komunave.

Kjo ka nxitur tensionimin e situatës, e cila ka çuar edhe në intervenimin e Policisë së Kosovës.

Lista Serbe për këto zhvillime reagoi dhe kërkoi nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që “t’i suspendojë bisedimet” deri kur kryetarët në veri të tërhiqen nga atje, e po ashtu, edhe Njësia Speciale e Kosovës.

kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq ka deklaruar se “populli serb është i shqetësuar” për shkak të siç pretendoi ai, “terrorit të Kurtit ndaj popullit të pafajshëm…”.

“Me të gjitha këto në mendje, ne përfaqësuesit politikë të popullit serb nga Kosova, kemi kërkuar nga presidenti Vuçiq dhe i gjithë lidershipi i vendit që t’i suspendojnë menjëherë pjesëmarrjet e mëtejme në dialogun e Beogradit me Prishtinën”, ka thënë ai.

Ndërkohë, sot është raportuar situatë e qetë në komunat në veri të vendit, teksa Policia e Kosovës po vazhdon të ruaj objektet komunale të këtyre komunave.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci