Të fundit

Putin uron Erdoganin: Populli turk e vlerësoi politikën e jashtme të pavarur të Turqisë

Presidenti rus Vladimir Putin e ka uruar Recep Taip Erdoganin, duke thënë se fitorja e tij është dëshmi se “populli turk e vlerëson punën vetëmohuese dhe politikën e jashtme të pavarur të Erdoganit”.

“Fitorja e zgjedhjeve ishte rezultat i natyrshëm i punës suaj vetëmohuese si kreu i Republikës së Turqisë, dëshmi e qartë e mbështetjes së popullit turk për përpjekjet tuaja për të forcuar sovranitetin shtetëror dhe për të zhvilluar një politikë të jashtme të pavarur”, tha Putin në një mesazh. Erdoganit, ka raportuar Al Jazeera.

“Ne e vlerësojmë shumë kontributin tuaj personal në forcimin e marrëdhënieve miqësore ruso-turke dhe bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm në fusha të ndryshme”, ka deklaruar Putin.

Erdogan arriti të fitojë në balotazh, ndërkaq opozita procesin zgjedhor e ka cilësuar si të padrejtë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci