Të fundit

Moti i keq në Itali, përmbyset varka me 24 persona në bord, 1 viktimë dhe 3 të zhdukur

Një incident tragjik është shkaktuar nga moti i keq në liqenin Maggiore. Pasditen e kësaj të diele, një varkë 16 metra e marrë me qira me 24 persona në bord, 22 turistë, përfshirë turistë të huaj dhe dy anëtarë të ekuipazhit, u përmbys për shkak të një stuhie në Lisanza.

Sipas mediave italiane disa nga personat që ishin në bord arritën të shpëtonin veten. 3 persona janë zhdukur ndërsa 1 ka mbetur viktimë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shtatë autoambulanca si dhe specialistë të zjarrfikësve dhe zhytësve nga Milano dhe roja bregdetare. Alarmi është dhënë nga një tjetër varkë e cila ka parë pasagjerët në ujë.

Një aksident i dytë, më pak i rëndë, ka ndodhur në liqenin Varese për shkak të motit të keq i cili ka përmbysur disa varka. Banorët përfunduan në ujë, por u shpëtuan.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci