Të fundit

Prokuroria po i përcjell zhvillimet në futbollin kosovar

Dy ndeshje shumë të dyshimta janë zhvilluar të dielën në Superligën e Kosovës në futboll. Ato kanë përcaktuar skuadrën e larguar nga Superliga e me shumë mundësi edhe skuadrën që do të luajë në Evropë.

Ndeshja Trepça ’89 – Prishtina është shumë e dyshimtë, por megjithatë mbeti në hije të ndeshjes Ferizaj – Dukagjini. Kjo për shkak të mënyrës se si Ferizaj shënoi golin e fitores 2:1, përkatësisht se si Dukagjini pranoi golin, që po vlerësohet gol i turpit.

Derisa Federata e Futbollit e Kosovës po i qaset xhiros së fundit në mënyrë të zakonshme, organe të tjera po i përcjellin zhvillimet. Është Këshilli për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sportin Kosovar që mund të kërkojë hetime. Ky këshill udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

“Po, jemi duke i përcjellë dhe për çdo dyshim të ngritur do të ketë veprime nga ana jonë”, ka thënë Besim Kelmendi në një përgjigje të shkurtër për KOHËN.

Ky këshill është mbledhur javë më parë për të diskutuar për dhunën e shfaqur në Vushtrri gjatë një ndeshjeje të hendbollit dhe për dyshimet lidhur me kurdisje në basketboll. Por nuk ka pasur ndonjë veprim konkret. Të paktën nuk është njoftuar për ndonjë të tillë.

Të dielën Trepça ’89 e Ferizaj, ashtu si pritej, fituan ndaj Prishtinës dhe Dukagjinit. Dhe kështu ‘89-shi bie në kategorinë e dytë, ndërsa Ferizaj luan në plejaut. Por mënyra se si u arritën këto rezultate po vlerësohet e turpshme. Ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale, por ka munguar ndonjë reagim nga FFK-ja, institucioni përgjegjës për mbarëvajtjen e garave të futbollit.

Dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar janë të vazhdueshme. Këtë edicion gara është vlerësuar më korrekte, por xhiroja e fundit, përkatësisht mënyra se si Dukagjini pranoi golin, i ka vendosur hije shumë të keqe gjithë kampionatit.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci