Të fundit

Odalloviq: Këto janë netët pa gjumë të serbëve në Kosovë

Ish-prefekt i Kosovës i vendosur nga krimineli i luftës, Sllobodan Millosheviq, gjatë okupimit të Kosovës  në vitet e nëntëdhjeta, dhe tani kryetari i komisionit serb për Persona të Zhdukur, Velko Odalloviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “në vazhdimësi po e destabilizon situatën në Kosovë, duke provokuar, keqpërdor gjithçka që mundet për të sjellë sa më shumë pasiguri në veri dhe në mesin e të gjithë serbëve, raporton televizioni serb “RTS”.

“Edhe një herë kemi të njëjtën retorikë apo të ngjashme nga qendrat që shumë shpesh e ftojnë të mos bëjë diçka që tashmë ka bërë. E ata janë KUINT-i e SHBA e BE. Nuk e di kush më nuk ka dalë këto ditë e të thotë se është diçka që nuk e miratojnë dhe që nuk është dakorduar, porse nuk ka pasoja. Ndërtesat janë të zëna. A ka ftuar dikush zyrtarët policor të Kosovës apo ata që janë në ndërtesa që të largohen dhe të kthehen atje ku ishin? Këtë nuk e ka bërë askush”, ka pretenduar Odalloviq, transmeton Paparaci.

Ai ka theksuar se ka instrumente dhe thotë se nuk ka dilemë që ata që u bëjnë thirrje me zë të lartë që të mos bëjnë diçka, mund ta parandalojnë atë dhe të korrigjojnë pasojat.

“Kjo ditë është shumë e pasigurt dhe shkakton shqetësim të madh. Këto janë netët pa gjumë për serbët në “zonën e Kosovës dhe Metohisë” sepse nuk pritej ky lloj brutaliteti dhe nuk pritej ky rend veprimesh”, ka thënë Odalloviq.

Sipas tij, “gabimi më i madh i bashkësisë ndërkombëtare është se i dha vetes të drejtën që t’i shpallë të ligjshme rezultatet e zgjedhjeve të bojkotuara nga serbët”.

Odaloviq ka thënë se vendimi për ndërprerjen e mësimit në veri të Kosovës “është racional”.

“Brutaliteti i treguar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës flet për faktin se fëmijët duhet të mbahen të sigurt sepse nuk e dimë se për çfarë janë ata të gatshëm. Është e sigurt se ne nuk e dimë se çfarë mund të bëjnë ata”, ka thënë Odalloviq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci