Të fundit

Daçiq: KFOR-i nuk po i mbron serbët, por ne nuk do të lejojmë viktima serbe

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë për RTS se “prej muajsh jemi në një përshkallëzim për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Albin Kurtit, e cila po shkakton situata konflikti”.

Duke komentuar ardhjen e KFOR-it para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, Daçiq ka thënë se detyra e KFOR-it ishte të parandalonte “aktin e njëanshëm të Prishtinës” dhe jo të pengonte punonjësit që të hynin në ndërtesa, transmeton Paparaci.

“Tani po i mbrojnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes, duket se po i mbrojnë nga pronarët e objekteve, nga serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Ata nuk mund të jenë kryetarë komunave serbe të cilët nuk janë zgjedhur nga serbët”, ka thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se forcat e armatosura të Serbisë janë në gjendje gatishmërie.

“Nuk do të lejojmë viktima serbe për shkak të pa përgatitjes së bashkësisë ndërkombëtare dhe aventurizmit luftarak të Kurtit”, kërcënon Daçiq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci