Të fundit

“Ndeshjet e futbollit janë proceduar për hetime në prokurori”

Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani ka deklaruar se ndeshjet e futbollit të zhvilluara dje në Superligën e Kosovës janë proceduar për hetime në prokuroritë përkatëse.

Përmes një reagimi në Facebook, Osmani ka deklaruar se Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport ka proceduar hetimet për ndeshjen mes Trepçës ’89 e Prishtinës dhe Ferizaj e Dukagjinit.

“Ndeshjet e futbollit që u zhvilluan dje në kuadër të Superligës së Kosovës, Prishtina me Trepçën dhe Ferizaji me Dukagjinin, që të dyja, janë proceduar për hetime në prokuroritë përkatëse nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport. Nuk mund t’i mbyllim sytë para dyshimeve, por as edhe të jemi pre e spekulimeve. Andaj, kërkojmë nga autoritetet dhe personat përgjegjës të organeve të rendit që të procedojnë tutje me shumë kujdes, dhe me kohë”, thuhet mes të tjerash në reagimin e zëvendësministres së sportit.

Osmani ka shtuar se kalkulimet e ndryshme nuk duhet të kenë vend në sportin kosovar.

“Është e dhimbshme kur imazhi i sportit në vend njolloset me shenja që shkaktojnë dëme të thella dhe vështirë të riparueshme në komunitet.
Sporti është i sportistëve dhe atyre që punojnë për rezultate. Kalkulimet dhe llogaritë e përfitimeve mbi djersën dhe mundin e tyre, nuk duhet të kenë vend në sportin vendor në asnjë formë dhe asnjë moment”, përfundon Osmani.

Ferizaj e Trepça ’89 kanë shënuar fitore mbrëmë me disa gola qesharak që janë diskutuar mjaft shumë në opinionin kosovar për mënyrën se si janë shënuar.

Skuadra e Ferizajt ka arritur ta sigruojë barazhin e Superligës, ndërkaq 89-shi ka rënë në Ligën e Parë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci