Të fundit

Hyseni: Kurti dhe Osmani përfundimisht po e rikthejnë në fuqi Rezolutën 1244 të OKB-së

Ish-Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni, ka reaguar në lidhjet me ngjarjet e fundit në pjesën veriore të vendit, ku tashmë kanë ndërhyrë edhe forca të shumta të misionit paqeruajtës të NATO-s.

Hyseni thotë se me veprimet e fundit të ndërmarra nga shteti i Kosovës, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani “përfundimisht po e rikthejnë në fuqi Rezolutën 1244 të OKB-se dhe po e riaktivizijnë UNMIK-un në Veri të vendit,15 vjet pas pavarësie”.

“Sekretari amerikan Blinken përdori, publikisht një gjuhë të cilën nuk e kishim degjuar kurrë më parë kundër veprimeve të Kurtit dhe Osmanit. Nderkohë që kemi një opozitë, komunikatat e të cilës nuk dallojnë shumë nga shkarravinat e Kurtit dhe Osmanit”.

“T’i kundërvihesh politikës amerikane në Kosovë, madje edhe me një gjuhë vullgare, don të thot të punosh kundër shtetit të Kosovës”, shkroi ai.

Reagimi i plotë:

Kurti dhe Osmani përfundimisht po e rikthejnë në fuqi Rezolutën 1244 të OKB-se dhe po e riaktivizojnë UNMIK-un në Veri të vendit, 15 vjet pas pavarësie.

Marrëveshja e Ohrit dhe gjendja në veriun e Kosovës, nuk mund te shihen si të ndara. Ato janë të ndërlidhura, si shkak dhe pasojë! Marrëveshja e Ohrit ishte marrëveshje e hartuar nga bashkësia ndërkombëtare për ta penguar degradimin e mëtejm të Kosovës dhe marrëdhënieve me Serbinë.

Po, çka bëri Kurti gjatë po këtij viti?

Qeveria dhe KM Kurti, për fat të keq edhe me përkrahjen herë eksplicite e herë implicite edhe të opozitës aktuale parlamentare, bëri veprime aventureske në veri, duke filluar me target. Këto verpime të pamatura politike, u dhanë një alibi Serbise dhe serbeve në veri për tensionimin e situates me barrikada dhe tërheqje kolektive nga institucionet shtetërore në të gjitha nivelet, duke përfshirë policinë, prokurorët, gjtyqtarët, dhe komplet sherbyesit civilë.

E gjitë kjo, te bashkësia ndërkombëtare ndezi alaramin e përshakllëzimit të mundshëm, deri në konflikt të situatës në veri. Ky ishte edhe momenti kyq kur bashkësia ndërkombëtare, duke perfishirë edhe SHBA-të për fat të keq, beri terheqje nga ajo që ishte dialog I përqendruar në njohje të ndërsjallë, në dialog dhe marrëveshje të përkohshme, pa njohje, siç ishte Marrëveshja e Ohrit. Kjo marrëveshje, gjithnjë nëse zabatohet, eshtë e mire si hap I ndërnjemtëm, por eshte larg një marrëveshje të përsosur siç ishte marrëveshja e përqendruar në njohje. Pra, në essence, këtë gjendje e kemi si pasojë e politikave të pamatura të Qeverisë së Kosovës! Natyrisht, Serbia do ta shfrytëzojë cdo hapsirë që Kosova krijon me politika fëminore. Serbia eshtë në mënyrë jetike e interesuar që Kosovën ta mbajë në status-quo dhe ne tension.

Sekretari amerikan Blinken përdori, publikisht një gjuhë të cilën nuk e kishim degjuar kurrë më parë kundër veprimeve të Kurtit dhe Osmanit. Nderkohë që kemi një opozitë, komunikatat e të cilës nuk dallojnë shumë nga shkarravinat e Kurtit dhe Osmanit.

T’I kundërvihesh politikës amerikane në Kosovë, madje edhe me një gjuhë vullgare, don të thot të punosh kundër shtetit të Kosovës.

Skender Hyseni

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci