Të fundit

AGK dënon sulmet e protestuesve serbë ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pasi protestuesit në veri kanë dëmtuar veturat e RTV Dukagjinit dhe Kallxo.com.

AGK thekson se, në videot e publikuar në medie, shihen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXO-s, me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e shpërthyera, si dhe mbulimin e “Republika e Kosovës” në targa.

“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale”, thotë reagimi i AGK-së.

Njëherësh, AGK-ja, fton gazetarë për kujdes të shtuar gjatë raportimit nga komunat në të cilat janë vendosur protestuesit.

Serbët në veri janë duke mbajtur protesta kundër kryetarëve të rinj shqiptar, në mëngjes ata kanë tentuar të hyjnë në objektin e komunës së Zveçanit, por që janë ndaluar nga Policia e Kosovës.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci