Të fundit

Gërvalla reagon pas ngritjes së aktakuzës: Përpjekje për të hedhur baltë mbi përfaqësuesit e insticuioneve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pasi Prokurori i Shtetit ka konfirmuar se ka ngritur aktakuzë ndaj saj për mos deklarim të pasurisë.

Ministrja thotë se kjo çështje është sqaruar para dy vitesh, dhe se kjo është vetëm një përpjeke për hedhur baltë dhe inkriminuar përfaqësuesit e institucioneve të Republikës.

“Miq të dashur, prokuroria paska zgjedhur ditën e sotme që të publikojë faktin që në janar, pra para 4 muajsh, ka ngritur aktakuzë ndaj meje për ‘mos deklarim të pasurisë’. Çfarë rastësie! Në fakt, kjo çështje është sqaruar përfundimisht që para dy vjetësh, pra në vitin 2021. Tani është aktualizuar nga prokurorë të caktuar, gjatë përpjekjeve të përsëritura për të hedhur baltë dhe inkriminuar përfaqësuesit e institucioneve të Republikës dhe për t’i shërbyer kështu fushatave politike e jo vënies së drejtësisë”, thotë ajo.

Ministrja ka shtuar tutje që shpreson që gjykata, e cila duhet të merret me këtë rast, të gjykojë bazuar mbi faktet objektive e jo interesat e prekura individuale të atyre, të cilët sipas saj, dëshirojnë me shantazhe dhe kërcënime të vijnë në krye të institucioneve të drejtësisë.

“Qytetari i Republikës së Kosovës na njeh të gjithëve. Edhe neve, edhe ata. Na njeh kaq mirë, sa fushatat e tilla nuk pi ujë. Që në fillim të marrjes së detyrës nuk kam pasur iluzione. Të gjithë e kemi ditur që ata, të cilët humbën jo vetëm zgjedhjet, por edhe mundësinë për të zhvatur edhe më tej shtetin dhe paranë publike, nuk do të zgjedhin mjete në betejën e tyre për të ndalur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” tha Gërvalla.

Poashtu Gërvalla tha se çdo ditë të punës ka qenë e ndërgjegjshme dhe e përgaditur për rreziqe dhe me duar të pastra vazhdon punën dhe përfaqsimin dinjitoz të vendit.

“Madje në çdo ditë të punës sime kam qenë e ndërgjegjshme që duhet të jemi të përgatitur për rreziqe edhe shumë më të mëdha sesa fushatat denigruese. Prandaj ballëhapur dhe me duar të pastra vazhdojmë punën për përfaqësimin dinjitoz të vendit, rritjen e mirëqenies dhe sigurisë së qytetarëve tanë, mbrojtjen e sovranitetit të Republikës, reformimin e institucioneve dhe vënien në vend të ligjshmërisë së shkelur në mënyrën më brutale për kaq vite me radhë”, ka shtuar më tej ajo.

Ndryshe, Prokurori i Shtetit konfirmoi sot aktakuzën ndaj ministres Gërvalla.

“Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023 ka ngritur aktakuzë ndaj D. G., për shkak të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Kujtojmë Prokuroria kishte nisur hetimet ndaj kryedimplomatës, pasi kjo e fundit nuk e kishte deklaruar pasurinë për disa pozita.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci