Të fundit

Bërnabiq: Nuk kam asnjë fjalë të mirë për partnerët tanë në BE dhe KFOR

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka vlerësuar se reagimi i KFOR-it ka vonuar në veri të Kosovës, ku ka pasur një konflikt mes popullatës serbe dhe Policisë së Kosovës, me vlerësimin se “KFOR-i po mbrojnë uzurpatorë nga demokracia dhe nga qytetarët e zakonshëm”.

“Unë nuk kam asnjë fjalë të mirë për partnerët tanë në BE apo partnerët tanë brenda KFOR-it, reagimi i tyre ishte shumë i vonuar. Ata duhej të ishin atje të premten, siç janë sot atje”, ka thënë Bërnabiq për mediat serbe, transmeton Paparaci.

Ajo ka “përkujtuar” se “mandati i KFOR-it, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është mbrojtja e paqes dhe stabilitetit, e mbi të gjitha e njerëzve”.

“Ata sot nuk mbrojnë njerëzit, nuk mbrojnë demokracinë, nuk mbrojnë institucionet. Ata janë sot atje për të mbrojtur uzurpatorët nga demokracia dhe njerëzit e zakonshëm dhe qytetarët e thjeshtë”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo ka falënderuar serbët e Kosovës që janë treguar “dinjitozë” në protestat e tyre para objekteve komunale të ruajtura nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës dhe ka thënë se “Serbia duhet të vazhdojë të ruajë paqen”.

“Këto janë kohë të vështira, ne jemi duke e monitoruar situatën, por ky mosrespektim i çdo parimi demokratik nga komuniteti ndërkombëtar është vërtet i habitshëm për mua, por është krejtësisht transparent dhe kjo nuk thotë asgjë të mirë për ata”, ka pretenduar Bërnabiq.

E pyetur se cilat mund të jenë hapat e ardhshëm të Beogradit, Bërnabiq ka thënë se është e nevojshme t’i lihet diplomacisë dhe shtoi se presidenti i serb, Aleksandar Vuçiq, ka pasur shumë biseda telefonike me këtë rast./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci