Të fundit

Si u bë që dy kryetarët e LVV-së t’i bojkotojnë ShBA-të

Pavarësisht se ishin njoftuar më shumë se dhjetë orë përpara, dy kryetarë të komunave të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bojkotuar takimin me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffrey Hovenier.

Erden Atiq, kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Lulzim Hetemi, kryetar i Komunës së Leposaviqit, kanë injoruar sot thirrjen për takim me udhëheqësin e Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë.

Pas ftesës së ambasadorit Hovenier për katër kryetarët e komunave veriore, Lëvizja Vetëvendosje mblodhi kryesinë e partisë. Në mesin e temave të diskutuara në organin e lartë ekzekutiv të partisë, aty u diskutua edhe për situatën në veri të vendit.

Megjithatë, as kjo mbledhje e funksionarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ndikoi në vendimin e dy përfaqësuesve të saj – kryetarë të komunave veriore – për t’iu përgjigjur pozitivisht thirrjes amerikane.

Thirrjes për takim të ambasadorit amerikan, e cila erdhi tri ditë pas ngjarjeve të tensionuara në tri komunat veriore të premten, iu përgjigjën pozitivisht Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, dy kryetarët e Zubin Potokut, respektivisht Zveçanit. Të dy janë përfaqësues politikë të PDK-së.

Takimi mes ambasadorit Hovenier dhe dy kryetarëve të komunave veriore zgjati për rreth dy orë. Takimi u zhvillua në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Duke folur për gazetarët pas takimit me Pecin e Zeqirin, Hovenier tha se “është e rëndësishme që të shmangen situatat në të cilat zyrtarët publikë hyjnë në ndërtesat publike përmes përdorimit të forcës”.

Hovenier tha se ky është qëndrim i SHBA-së dhe i vendeve të tjera të Quint-it: Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Francës dhe Gjermanisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënuan aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit të premten. Në një nga reagimet më të ashpra amerikane ndaj Qeverisë së Kosovës, ambasadori Hovenier i kërkoi ekzekutivit që t’i ndërpriste menjëherë masat e dhunshme në tri komunat veriore. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci