Të fundit

Konfirmohet nga Specialja: Thaçi gjendet në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Kosovë për të vizituar familjen e tij, me leje të aprovuar nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep.

Sipas saj, vizita e Thaçit në Kosovë po monitorohet nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin, për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, tha ajo.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci